"Gjermania është favoriti im në këtë turne. Ata kanë fituar të gjitha ndeshjet në kualifikime. Përzgjedhësi Joakim Loew i njeh mirë lojtarët e tij, prandaj mendoj se Bastian Schweinsteiger me shokët e tij do të kalojnë pa problem në çerekfinale", ka deklaruar Maradona për gazetën "The Times of India".
Gjermania para katër vjetësh humbi në finale të Evuropianit kundër Spanjës, 1:0, por legjenda argjentinase mendon se kampionët në fuqi nuk do të arrijnë ta përsërisin suksesin.
"Vincente Del Bosque mund të mbështetet tek kampionët e tillë si Xavi, Iniesta, Busquets, Pique e Llorente për ta kaluar me lehtësi grupin. Spanja është favorite, por në këtë turne do të luajë pa dy të lënduarit David Villa dheCarles Puyol", ka shtuar Maradona.
Ai ka dhënë mendimin e tij edhe për kombëtaren italiane, për të cilën ka thënë se ende është në kërkim të identitetit. "Cesare Prandelli duhet të inkurajojë mirë skuadrën e tij në mënyrë që të fitojnë pikë dhe t;i gëzohen fitoreve. Italia është në kërkim të identitetit të lojës së saj, edhe pse në këtë kampionat ka në radhët e veta futbollistë me përvojë si Andre Pirlo, Mario Balotelli dhe Antonio Cassano", ka nënvizuar Maradona.
