Portugalia ka arritur vetëm në minutat e fundit të ndeshjes fitoren pas një ndeshje dramatike përball Danimarkës, për ti mbajtur gjasat e hapur për kualifikim në çerekfinale.
Mbrojtësi Pepe i dha epersinë Portugalisë në minuten e 24′ pas një harkimi nga këndi nga Moutinho.Nuk vonoi shumë dhe Helder Postiga shënoi për 2-0 në minuten e 36′ duke krijuar një epersi garantuese nga portugezët.
Sidoqoftë, në fund të pjesës së parë pas një aksioni të mirë Nicklas Bendtner shënoi me kokë për 2-1 dhe rikthimin në lojë të danezëve.
Po zhvillohej minuta e 80′ dhe Bendtner arriti të barazoj rezultatin duke i lënë të ngrirë mbrojtjen e portugezve.
Megjithatë Portugalin nga eleminimi e shpetoi zëvendesusi Varela duke shënuar në minuten e 87′ për fitoren e parë të portugezve në Euro 2012.