Milan Chanel i lutet Berlusconit!


Duke e parë situatën e fundit në skuadrën e Milanit, ku flitet shumë për shitjen e mbrojtësit braziliani Thiago Silva te PSG, televizioni “Milan Chanel” ka zgjedhur një mënyrë tjetër për të penguar këtë transfer.
“President ne të lutemi që të mos e shitësh Thiago Silvën” ishte lutja që kanali televiziv i Milan, “MilanChannel” bënte gjatë transmetimit të sotëm.
Televizioni “Milan Channel” shpreson dhe uron që situata për Thiago Silvan të mbarojë si ajo e brazilianit tjetër, Alexandre Pato gjatë merkatos së janarit.