Italia ka arritur të e merrë një barazim nga Spanja pas duelit të mbyllur me rrezultat 1-1 ku Azzuri tregoi ndeshje fantastike.
Ndeshja ishte e nivelizuar që nga shenja për fillimin e ndeshjes nga Viktor Kassai.
Ndeshja ishte e nivelizuar që nga shenja për fillimin e ndeshjes nga Viktor Kassai.
Italia mund të themi befasoi me lojën e saj duke mos lejuar Spanjën të bëj asgjë madje të mos e mbaj topin aq shumë siq ndodhë gjithmonë.
I pari rrezikoi Silva me një goditje zhagasi,por ajo u prit me lehtësi nga Buffon.
Pirlo kishte rast fenomenal ,por goditja e tij nga gjuajtja e lirë përfundoi në duart e Casillas edhe pse ky i fundit vetëm e largoi topin.
Rast të mirë kishte edhe Marchisio kur me një goditje volley testoi kapitenin e kampionit aktual botëror dhe europian,por edhe njëherë ai u tregua i vëmendshëm.
Thiago Motta kishte rastin kryesor në pjesën e parë ku me kokë goditi nga afërsia pas krosimit të Cassanos,por prap Iker!
Pjesa e dytë filloi si ajo e para edhe pse Spanja kishte rast të mirë në fillim,por goditja e Iniestas nuk e kaloi Buffon.
Balotelli si gjithmonë nuk e lë pa u bërë figurë tragjike pasi kur ishte i vetmuar para Casillas priti shumë dhe natyrisht e humbi topin që i’a rrëmbeu Sergio Ramos.
Pas këtij rasti Balotelli i’a lëshoi vendin Di Natales që në minutën e 60 pas asistimit nga Pirlo realizoi për 0-1.
Kjo epërsi nuk zgjati shumë pasi në skenë doli tika-taka nga e cila realizoi Fabregas me të majtën pas asistimit nga David Silva.
Kah minuta e 70 i erdhi rradha Torresit që kishte dy raste fenomenale,por prap si zakonisht nuk i shfrytëzoi duke tentuar ta tejkalojë dhe njëherë ta parabolojë Buffonin.
Marchisio kishte rast të mrekullueshëm dy minuta para fundit,por nga afërsia lëshoi një goditje të dobët e cila u prit shumë lehtë nga legjenda e gjallë e Los Blancos.
