Shitet Lavezzi !


Sulmuesi fantastik argjentinas Ezequel Lavezzi do të jetë lojtar i ri i skuadrës franceze PSG. Lavezzi ka arritur marrëveshje me nënkampionin francez .
Lajmin e ka konfirmuar edhe presidenti i Napolit Aurelio De Laurentis.
”Kemi arritur marrëveshje me PSG-në. Lavezzi do të jetë lojtar i ri i skuadrës franceze” ka deklaruar Laurentis. Sipas mediave italiane PSG ka paguar 30 milion euro për transferimin e Lavezzit