Gjermania do të përmirësohet


Joachim Loew ka thënë se duhet pritur më tepër nga skuadra e tij pasi Mario Gomez shpagoi besimin e selektorit të Gjermanisë për ta inkuadruar si titullar.
Ylli i Bayern Munichut Gomez realizoi golin e vetëm në fitoren 1-0 kundër Portugalisë në ndeshjen e tyre të parë në kuadër të Grupit B, para se të zëvendësohej nga Miroslav Klose.
“Gomez ka kualitete të ndryshme, një rast, një gol”, tha Loew.
“Me rëndësi ishte fitorja. Kampionati evropian është sikur një garë e Formulës 1 por pa prova. Gjermania do të përmirësohet”, shtoi ai.
Gjermania ishte duke shkuar drejt një barazimi pa gola para se Gomez të realizonte me kokë në minutën e 72-të të ndeshjes për fitore ndaj Portugalisë derisa në duelin tjetër mes ekipeve që gjenden në Grupin B, Danimarka befasoi Holandën duke e mundur 1-0.
Sulmuesi i Lazios, Klose – realizatori i 14 golave në Kampionate botërore – deri vonë pati problem me një lëndim dhe Gomez luajti para tij.
“Kam biseduar me Miron. Atij i nevojitet edhe pak kohë. Nuk ka luajtur për disa muaj dhe ende nuk është plotësisht gati. Gomez ka luajtur tërë sezonin dhe shënoi shumë gola”, përfundoi Loew.