Ibrahimovic: Suedia do jap 200% nga vetja


Sulmuesi i Suedisë, Zlatan Ibrahimovic ka thënë se kombëtarja e tij do të jap 200% nga vetja, për ndeshjen e së hënës kundër Ukrainës.
“Secili do të jetë paksa nervoz në minutat e para të takimit. Të dy klubet e dëshirojnë topin, por ne tentojmë të shfrytëzojmë sa më shumë raste”.
“Unë do të jap 100 ose 200% nga vetja ime, dhe jam i bindur se e njëjtë do të jetë për secilin nga ne”, tha Ibrahimovic.