Kroacia është lideri i ri i Grupit C pasi pak më parë e mposhti Republikën e Irlandës me rrezultat solid 1-3.
Ndeshja filloi si mos më mirë për Kroacin pasi në minutën e 3 Mandzukic realizoi me kokë nga 11 apo 12 metra për 0-1.
Vazhdimi i ndeshjes ishte paska më i nivelizuar dhe Irlanda barazoi rrezultatin nëpërmjet Ledger në minutën e 19,ku edhe ky realizoi me kokë nga afërsia.
Kroacia në vazhdim dominoi ndeshjen duke rrezikuar mes Perisic dhe Rakitic me goditje nga largësia edhe pse goditjet e tyre përfunduan jashtë portës ose në duart e Given.
Por si e nisën ashtu edhe e mbyllën pjesën e parë,Kroacia me plotë meritë riktheu epërsinë pas golit të dyshimtë të Jelavic,gol i cili ende nuk dihet se a ishte pozicion jashtë loje.
Pjesa e dytë nisi si e para,pasi si kaluan 3 minuta doli përsëri Mandzukic që realizoi me kokë me ndihmën e shtyllës dhe të portierit Given për 1-3.
Të kaltërit dominuan edhe vazhdimin e takimit duke rrezikuar disa herë dhe duke ruajtur portën e tyre të paprekur.
Pas ndeshjeve të para në Grupin C prinë Kroacia me tri pikë,Italia dhe Spanja me nga një dhe Irlanda e fundit me 0 pikë
