Maicon te Reali për 15 milionë euro?


Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho është duke kërkuar me ngulm shërbimet e anësorit të Interit, Douglas Maicon i cili si duket do të largohet nga Nerazzurët gjatë kësaj vere.
Real Madridi fillimit dërgoi një ofertë prej 5 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit brazilian, mirëpo raportohet nga mediat italiane se Mourinho e ka pyetur Maiconin nëse ai mundet të luaj për dy sezone, dhe të jetë në formë të mirë.
Interi kërkon nga Reali 15 milionë euro për Maicon, dhe si duket Mourinho është i gatshëm të bind Perezin që në zyrat e Nerazzurëve të dërgojë një ofertë të tillë, pasi portugezi e di se Maicon do të jetë shumë i rëndësishëm për Los Blancos në sezonin e ardhshëm.