Muller: Vështirë të mbahet Van Persie nën kontroll


Sulmuesi i Gjermanisë, Thomas Muller ka paralajmëruar shokët e skuadrës së tij, se është shumë vështirë të mbahet nën kontroll ylli i Holandës, Robin Van Persie.
“Holanda ka një klub shumë të mirë me top-lojtarë në secilën pozitë”.
 Ne do të punojmë shumë që të limitojmë aksionet e tyre. Van Persie, për shembull, ka pasur një sezon të shkëlqyer te Arsenali. Ta mbash nën kontroll atë do të jetë shumë e vështirë”, tha Muller.