Miliarda, buzëqeshje dhe frikë, Evropiani i ndarë në dysh


Më në fund po fillon, me një lajm të mirë dhe një të keq. I miri, vuvuzelat janë të ndaluara në të gjitha stadiumet. I keqi, kemi pasardhësin e oktopodit Paul, bëhet fjalë për elefantin Citta që do të bëjë parashikimet e fituesve të ndeshjeve.
Euro 2012 fillon sot në ora 18 në tokën polake, ku skuadra nikoqire ndeshet me Greqinë. Ndërsa në 20:45 takohen Rusia dhe Republika çeke në Wroclaw. Të gjitha biletat janë të shitura. Tifozët e presin garën me buzëqeshje dhe gëzim.
Miliarda euro janë shpenzuar nga shtetet nikoqire Ukraina dhe Polonia për përgatitje. Por, kjo nuk eliminon frikën e dhunës dhe racizmit që përmenden si problemet kryesore që mund ti lejnë hije të keqe garës së 14-të kontinentale.