Stadiumi i rrallë, nëntoksor



Kjo që po shikoni në foto është plani se si do të duket njëstadium i rrallë dhe shumë i veçantë, nën rërën e shkretëtirës.

Klubi futbollistik Al Ain nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ka planifikuar të ndërtojë njëstadium futbolli nën sipërfaqen e shkretëtirës. Studioja për zgjidhje arkitektonike nga Libani planifikoi një strukturë që respekton ambientin përreth dhe nuk e ndërron rrethinën.

Mund të thuhet se zgjidhja është vërtetë e mençur, por ai stadium patjetër se duhet të jetë i mbuluar me një çati të madhe, sepse në rast të fryrjes së erërave rëra, që nuk janë edhe aq të rralla, i tërë stadiumi mund të mbulohet me rërë.