
Fiorentina ka angazhuar Vincenzo Montellan për trajner të ri, ka njoftuar klubi italian të hënën. Ish sulmuesi i Azzurrëve ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin toskan, me opsion vazhdimi për vitin e tretë.
Ai zëvendëson Delio Rossin e shkarkuar pak para përfundimit të sezonit pas sulmit fizik ndaj mesfushorit Adem Ljajic gjatë barazimit 2-2 me Novaran.
Montella, sezonin e kaluar udhëhoqi Katanian drejt pozitës së 11-të në Serie A, ndersa Fiorentina doli e 13-ta.