Pavarësisht rezultateve të Italisë në Euro 2012, Cesare Prandelli do të vazhdojë të jetë në detyrën e selektorit. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Federatës italiane të Futbollit (FIGC), Giancarlo Abete.
“E dimë se Prandelli përveç që është trajner i shkëlqyeshëm ai është edhe njeri i mirë për gjithë futbollin italian”, deklaroi Abete për Radio Anch’io Sport.
“Kemi vendosur për të, i kemi ofruar kontratë katërvjeçare dhe pavarësisht se si do të shkojë Evropiani, do të vazhdojmë me të. Me Prandellin deri në Botërorin 2014. Rezultati i Evropianit nuk ka lidhshmëri me Prandellin edhe pse pa dyshim se rezultatet na interesojnë edhe pse besimi ndaj Prandellit është i plotë”, përfundoi ai.