Nga Nesta te Del Piero: E ardhmja e "pleqve"

Në përfundim të sezonit futbollistik të 2011-12, një gjeneratë futbollistësh të cilat kanë bërë historinë e kampionatit italian janë tërhehur nga Seria A.


Nga Nesta tek Del Piero apo Gattuso dhe Inzaghi edhe pse tashme janë të vjetër nuk do ta lënë futbollin. Për Nestën vjen një ofertë nga Kina por sipas mediave italiane ish-mbrojtësi i Milanit nuk ka ndërmend ta pranojë.

Për Del Pieron është interesuar River Plate, e cila do të dëshironte që ta takonte legjenden e Juventusit me ish shokun e tij të skuadrës Trezeguet

Sa i përket Gattusos, agjenti i tij duhet të takojë përfaqësuesit e Rangers për të kuptuar nëse është i mundur një rikthim në Glasgow. 

Ndërsa sa i përket të ardhmes së Inzaghi-t ajo do të vendoset në javën e ardhshme. Për të ka ofertë nga Fiorentina dhe Chicago Fire.