Futbollistëve të Gjermanisë u nevojiten helmeta të çelikta për mbrojtje kur ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo përgatitet për të ekzekutuar një goditje të lirë në përballjen e tyre të parë në kuadër të Grupit B në Euro 2012 në Lviv të shtunën.
Kështu ka thënë asistenti i Gjermanisë, Hansi Flick. Ronaldo paraqet kërcënim të jashtëzakonshëm nga goditjet standarde dhe Gjermania synon të minimizojë rrezikun e shkaktimit të ndërhyrjeve të palejueshme afër zonës.
“Mendoj se vetëm helmetat e çelikta mund të kryejnë punë”, tha Flick gjatë një konference për shtyp të premten.
