Nuredin Orelsi rikthen vonesat, duke përsëritur historinë e janarit. Korçarët ua kanë marrë dorën problematikave që shfaqi i vetmi lojtar me ngjyrë në ekipin e kampionëve. Ndërsa pritej që ai të ishte si gjithë pjesa tjetër e grupit gjatë të martës në Austri, në vendin ku skuadra do të konsumojë 20 ditët e fazës përgatitore, nuk ka ndodhur kështu. Nuredin Orelesi mësohet t’i ketë njoftuar në minutat e fundit drejtuesit e klubit me anë të një telefonate se do të jetë me ekipin vetëm gjatë javës së ardhshme. Ai nuk ka përcaktuar ditën konkrete, por ka pretenduar se i janë shfaqur disa probleme. Ato lidhen me dokumentacionin e tij për qëndrimin në Shqipëri, me të cilin duhet të merret me urgjencë. Në këto kushte u ka pohuar Orelesi drejtuesve të klubit korçar, se nuk ka mundur të udhëtojë si pjesa tjetër e grupit. Gjatë ditës së martë ekipi ka mbërritur gati i gjithi. Fillimisht ka qenë pjesa shqiptare dhe më pas të huajt që kanë mbërritur nga Lubjana në Vjenë e më pas në vendin e grumbullimit. E vetmja mungesë, bëjnë të ditura për gazetën “Panorama Sport” burimet e saj pranë skuadrës, ka qenë ajo e Orelesit. Në fakt trajneri çek nuk është ndierë mirë me këtë përsëritje të historisë me këtë lojtar. E njëjta gjë ka ndodhur gjatë muajit janar, kur Orelesi mbërriti vetëm në ditët e fundit të fazës përgatitore duke pretenduar se nuk kishte mundësi të udhëtonte dot. Korçarët shpresojnë që këtë herë ai të jetë korrekt, ndërsa trajneri Levi ka bërë të ditur se ai duhet të jetë me urgjencë me pjesën tjetër të grupit, sepse i duhet të marrë ngarkesën e duhur në kuadër të përgatitjeve të ndeshjeve të Ligës së Kampioneve. Orelesi është një nga titullarët me rendiment më të lartë te skuadra kampione e Shqipërisë, por kjo nuk do të thotë se nuk rrezikon ndonjë masë disiplinore nga klubi.
Stërvitja, në 13 gradë celsius
Mund të konsiderohet një fazë përgatitore luksi kjo e kampionëve në Austri, vetëm 70 kilometra larg Salzburgut. Gjatë të martës gati i gjithë grupi është akomoduar në hotelin luksoz “Pillerseehof” në Sankt Ulhir me kushte të shkëlqyera. Temperatura ka qenë vetëm 13 gradë celsius, një kusht optimal për të kryer stërvitjen e nevojshme. Gjatë paradites së të mërkurës trajneri çek Stanislav Levi ka zhvilluar dhe seancën e parë stërvitore me ekipin e Skënderbeut. Seanca është zhvilluar në orën 10.00 paradite dhe të gjithë lojtarët kanë shfaqur një gjendje të pëlqyeshme. Ajo që tashmë korçarët janë duke menduar është organizimi i miqësoreve që do të luajnë gjatë kësaj periudhe.