Flamurtari është në hall për sulmues. Pa dyshim që Pero Pejiç është sulmuesi hero i kësaj skuadre, mirëpo vetëm ai për të përballuar një sezon të plotë nuk mjafton. Klubi ende nuk i gjen një partner, që duhet të cilësohet edhe si një blerje e goditur gjithashtu. Emrat në fakt nuk kanë munguar për të krijuar një dyshe, madje ka pasur edhe kontakte reale. Fundjavën e kaluar, sulmuesi i Lushnjës Mikel Canka ka takuar drejtues të klubit, mes tyre edhe kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Siç konfirmojnë burime pranë lojtarit, në këtë takim veç të tjerash është diskutuar edhe për kushte mes tyre edhe ana financiare që duket se është edhe më kryesorja për futbollistin. Canka mësohet se i ka kërkuar klubit të Flamurtarit 3 milionë lekë rrogë mujore, ndërsa klubi i ka afruar atij vetëm 1 milion e 400 mijë lekë. Këtu duket se qëndron edhe ngërçi, edhe pse palët kanë përcaktuar edhe një takim të dytë për të mbyllur gjithçka. Mikel Canka aktualisht është në pritje të një përgjigjeje nga drejtuesit kuqezinj. Edhe pse ai është i gatshëm që t’i bashkohet ekipit në Ohër të Maqedonisë, por vetëm nëse do të përfitojë atë që ka kërkuar. Ende nuk dihet se sa kjo do të realizohet, në një kohë që klubi vlonjat prej kohësh për sa u përket parave të kontratës i ndan ato në tre këste, ndërsa rroga mujore që futbollistët marrin në dorë nuk i kalon 1 milion lekë të vjetër. I kontaktuar dy ditë më parë nga “Panorama Sport”, presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika, konfirmoi faktin se nuk ka ende asgjë zyrtare në lidhje me afrimin e Cankës, megjithë bisedimet e bëra. Mirëpo, çështja ende nuk mund të cilësohet e mbyllur. Nga ana tjetër, vetë trajneri Muça ndihet në siklet për mbrojtësin që do të jetë përkrah Pejiçit, ndërsa në kokën e tij po vërtiten disa emra lojtarësh cilësorë, por pa i publikuar ata. Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë, ndërsa një afrim në ofensivë konsiderohet më shumë se i domosdoshëm. Dhe kjo para Kupave të Evropës, me qëllim që ky repart, jo pak kryesor, të japë më shumë siguri.
Tifozët në kor: Gjika, duam vetëm Memellin!
Tifozët e Flamurtarit kërkojnë Memellin në Vlorë. Në rrjetin social “Facebook”, ultrasit e skuadrës vlonjate kanë reaguar pas deklaratës së kryetarit të bashkisë, i cili do të bëjë dy blerje të mëdha. Ata nuk duan asnjë futbollist tjetër, veçse Memellit në sulm. “Duam Memellin te Flamurtari z.president”. Kërkesa e tyre ka ardhur pas deklaratës së Gjikës për afrimin te Flamurtari të futbollistëve cilësorë. Çështja “Memelli” duket një çështje e hapur në Vlorë, edhe pse vetë futbollisti së fundmi nuk ka konfirmuar asgjë.

Pista ‘Canka’, ende e hapur
Në Vlorë ekziston një çështje, e cila lidhet me sulmuesin Mikel Canka. Ky i fundit është kërkuar nga Flamurtari, madje bisedimet kanë avancuar, teksa edhe vetë Gjika e ka takuar sulmuesin. Mirëpo, duket se problemi qëndron te financat. Lojtari ka kërkuar një rrogë mujore prej 3 milionë lekësh të rinj, ndërsa klubi i ofron jo më shumë se gjysmën. Se si do të zgjidhet kjo, mbetet për t’u parë në vijim. Vetë futbollisti është gati të hedhë firmën mbi kontratë, gjithnjë nëse i plotësohet kushti që ka vendosur. Por tani pritet veçse përgjigja përfundimtare e klubit.