Podolski : Ne Euro 2012 bej tifo per 2 skuadra


Lojtari i kombetares gjermane Lukas Podolski ka lindur ne Poloni. Si djale i emigranteve polake ai e ndien veten te lidhur me atdheun – dhe shpreson, qe ekipi polak te avancoje ne Kampionatin Evropian te Futbollit.
Ju keni ardhur ne Gjermani, kur ishit vetem dy vjec. Prinderit tuaj flasin polonisht. Cili vend eshte per ju me i dashur: Polonia apo Gjermania?
Kjo eshte nje pyetje e veshtire. Une gjithmone them, se kam dy zemra – njera rreh per Polonine dhe tjetra per Gjermanine. E kjo nuk ndryshon.
Nese do te mund te zgjidhnit: Do te preferonit te quheshit polak, gjerman apo evropian?
Une gezohem qe jam edhe polak edhe gjerman. Ne Keln, ku une banoj, jetojne shume polake. Une gezohem, qe mes Polonise dhe Gjermanise sot eshte krejt ndryshe nga sa ka qene para 50 apo 20 vjetesh. Une gezohem, qe jetojne kaq shume polake ne Gjermani dhe qe po kaq shume gjermane jetojne ne Poloni.
Cfare eshte per ju me e rendesishmja ne jete?
Une kam nje djale kater vjec dhe ai eshte per mua me e rendesishmja ne bote.
Cfare prisni prej prezantimit ne atdheun tuaj Poloni?
Ne padyshim duam qe te arrijme sa me shume. Ky eshte qellimi yne. Une gezohem shume per Polonine, qe atje po ndertohen autostrada te reja, po hapen biznese te reja dhe po ndertohen stadiume te reja. Une shpresoj natyrisht edhe qe Polonia ne avancoje ne kampionat dhe te mos mbetet prapa si ne turnete e fundit, ku ekipet polake jane skualifikuar qysh ne raundet e para. Une shpresoj, qe ne kete vend te kete nje hop te vogel edhe ne drejtim te futbollit, ne menyre qe skuadrat te perfitojne ashtu sic ndodhi edhe ne Gjermani me Kampionatin Boteror 2006.