Kur kanë mbetur edhe pak orë para fillimit të Kampionatit Evropian që do mbahet në Poloni, ne do i’u sjellim protagonistët kryesor që pritet të jenë në “Euro2012”. E fillojmë më portierët që priten të tregojnë madhështinë dhe formën e tyre në këtë kampionat.
8 portierët që pritet shumë nga “Euro2012” janë: Peter Cech(Çeki), Manuel Neuer (Gjermani), Marteen Stekelenburg (Holandë), Gianlugi Buffon (Itali), Iker Casillas (Spanjë), Joe Hart (Angli), Wojciech Szczesny (Poloni), Shay Given (Irlandë).
Megjithatë vëmendja kryesore pritet të jetë tek 4 nga ta që vlerësohen më të mirët. Casillas, Cech, Neuer e Hart vlerësohën si favoritë për të marrë çmimin si portieri më i mirë në Kampionat.
