UEFA ka nisur një proces disiplinor ndaj Federatës Rusetë Futbollit "për sjellje tëpahijshme të tifozëve" gjatë ndeshjes së të premtes ndaj Çekisë. Katër punonjës shërbimi morrën trajtim në spital, pasi u sulmuan nga tifozët rusë në Municipa Stadium në Poloni.
Gjithashtu janë duke u hetuar edhe rastet e racizmnit ndaj mbrojtësit çek, Theodor Gebre Selassie, i cili është me ngjyrë të zezë. Trupa disiplinore dhe e kontrollit do të shqyrtojë rastin të mërkurën, më 13 qershor.
"Duke parë raportet e sigurisë dhe pamjet, UEFA anoncon sot se është hapur një proces disiplinor ndaj Federatës Ruse të Futbollit, për sjellje të pahijshmetë tifozëve, duke hedhur fishekëzjarre dhe duke shfaqur banera të pahijshëm në ndeshjen e të premtes", thuhet në deklaratën e UEFA-s.
