Topi i Artë fitohet në fushë, jo TV (Video)


Babai i Lionel Messit, beson se një lojtar e fiton Topin e Artë me anë të paraqitjeve të mira në fushë dhe jo duke dalë nëpër reklama.
Jorge Messi beson se djali i tij e meriton edhe kësaj radhe ta fitojë Topin e Artë për shkak të mentalitetit të tij në fushë, ndërsa vërtet e konsideron Ronaldon si njeri që del nëpër reklama dhe jo që performon në fushë.
“Messi ka mentalitet fituesi, kjo nuk do të ndryshojë. Krahasimet e Messit me Ronaldon janë të këqija, ndërsa njerëz të caktuar në shtyp kanë efekt negativ”.
“Topin e Artë nuk mund ta fitosh në reklama, por për atë që ke bërë në fushë”, ka thënë babai i Messit.
SHIKONI NJË VIDEO Messsssssi vs Roooooonaldo