Mesfushori italian Andrea Pirlo është 33 vjeç, por as vitet e tij se pengojnë të bëj gjëra madhështore në fushën e futbollit. Dirixhenti italian po tregon paraqitje fantastike edhe në Euro 2012 me përfaqësuesen italiane duke qenë një nga më të mirët e “azzurëve”.
Pirlo ishte një nga më të mirët në ndeshjen me Spanjën, ndërsa në ndeshjen ndaj Kroacisë ishte padyshim lojtari më i mirë italian, duke ndihmuar Italinë edhe me një gol fantastik nga gjuajtja e lirë. Pirlo këtë edicion udhëhoqi Juventusin drejtë titullit në Serie A, ndërsa si lider i vëertetë po luan edhe për Italinë.
