Zyrtare: Di Matteo edhe 2 vjet trajner i Chelseat


Roberto Di Matteo po i vjelë rezultatet e punës së tij me Chelsean.Siç raporton indeksonline  Trajneri italian ka fituar kontratën e re në Chelsea, dhe do të jetë trajner i kësaj skuadre edhe për 2 vitet në vazhdim. Roman Abramovich ka vendosur që ta mbajë Di Matteon përkundër zërave që Pep Guardiola mund të jetë pasues i tij.
”Jam i nderuar me këtë post. Unë dhe skuadra ime do të mundohem të vazhdojmë me suksese të tilla siq kemi arritur sivjet. Besoj që e kaluara do të jetë frymëzim për ne, por ne do shohim nga e ardhmja” deklaroi Di Matteo