Përfaqësuesja e Rusisë mund të pezullohet nga Kampionati Evropian, nëse tifozët e kësaj skuadre vazhdojnë të bëjnë sjellje të dhunshme në Poloni. UEFA e ka bërë këtë kërcënim në mbledhjen e saj ku edhe ka vendosur të dënoj federatën ruse me gjobë prej 120 mijë eurosh, raporton Portali Indeksonline.
“Nëse ata përsëritin sjelljet e tyre, UEFA mund të dënojë përfaqësuesen ruse me 3 pikë ose me 6 pikë dhe largimi i tyre do të ishte pothuajse i sigurtë. E tëra varet nga sjellja e tifozëve rus në ndeshjen e fundit ndaj Greqisë” deklaroi 1 zyrtar i UEFA-s.