Barcelona të transferojë Martinezin për 40 milionë euro

Skuadra e Bacelonës duket se ka vendosur të transferojë yllin e ri të mesfushës në Spanjë,Javi Martinezin.

Sipas El Mundo Deportivos,Guardiolas i pëlqen shumë 23 vjeçari i cili po kalon formë perfekte te skuadra e Athletic Bilbaos.

Martinez kaloi në vitin 2006 te Bilbao nga Osasuna dhe deri tani ka arritur 150 paraqitje në La Liga për klubin bask.Por problemi i vetëm mbetet se shuma e tij është 40 milionë euro dhe se kontrata e tij përfundon në vitin 2016.