E dashura e Casillas turpërohet para kamerave ! (Video)


Gazetarja dhe e dashura e futbollistit spanjoll Iker Casillas, Sara Carbonero është bërë globalisht e njohur kur gjatë një interviste u puth me të dashurin e saj.
Këto ditë mediat e botës ende shkruajnë në lidhje me paraqitjen e saj televizive, por jo në mënyrë pozitive.
Domethënë, këtë herë jo për romantizëm por për poshtërimin e saj para kamerave. Sara pas ndeshjes mes Spanjës dhe Portugalisë në Euro 2012 intervistoi futbollistin spanjoll Andres Iniesta dhe e pyeti:
“A do të dëshiroje që të ishe në mesin e gjuajtësve të penalltive?” dhe Andreas i habitur ju përgjigj: “Epo, unë kam qenë … dhe kam gjuajtur penalltinë e dytë”.
Në këtë Sara u përpoq të ‘shpetonte’ nga situata, sepse intervista po shfaqej drejtpërdrejt, duke thënë: “Oh, kam menduar diçka tjetër!” dhe ndërroi temën, por video vetëm disa minuta më vonë filloi të qarkullojë në internet.