Debat: Titulli, Vendi i Katërt apo Mbijetesa – Kjo është Premier League

Sot është fillimi i një Jave të Re teksa përfundimi i një jave tepër të pasur dhe shumë interesante futbollistike. Pasi është e hënë atëherë shkojmë të rikujtojmë disa çaste nga vikendi i kaluar dhe fokusimin e vendosim te Kampionati Anglez ku kemi mësuar disa gjëra të cilat dëshirojmë t’i debatojmë me juve.

Premier League ndoshta mund të thuani nuk është liga më e mirë në botë pasi adhurroni ndonjë ligë tjetër por duhet të pranohet që është liga më emocionuese, interesante, tensionuese dhe më pasionante se të gjithë ligat tjera. Aty ky spektakli nuk ka mbarim edhe nëse je duke shikuar sekondën e fundit të një takimi.

Lirisht mund të themi se në Premier League nuk ka klub i dobët dhe se çdo ndeshje ka hijeshin ndërmjet veti.

Atëherë ky ishte njër përshkrim i shkurtër rreth Premier League para se të futemi direkt drejtë debatit të quajtur: Premier League – Cila do jetë gara më interesante, Për titull, për vendin e katërt apo për mbijetesë.

Për titull

Kanë mbetur vetëm edhe 12 ndeshje deri në fundin e këtij sezoni në Premier League dhe gjithçka është ende mëse e hapur. Manchester City kryeson renditjen me dy pikë më shumë se Manchester United klube këto që do të takohen gjatë Prillit ndërmjet vetii

Ndeshja e parë të ju rikujtojmë që është futur në histori pasi përfundoi me fitore prej 6-1 për Manchester Cityn teksa Ferguson del pas ndeshjes me një deklaratë duke thënë se ishte humbja më e thellë në karierën e tij si trajner i Djajve.

Për vendin e katërt

Teksa në luftë për titull janë vetëm dy klube nuk mund të themi të njëjtën gjë për luftën për Vendin e Katërt e cila është bërë mëse e nxehtë se që është menduar. Arsenali, Chelsea, Neëcastle dhe Liverpoolit janë klubet të cilët janë në garë për të siguruar këtë vend i cili dërgon në Ligën e Kampionëve.

Neëcastle e ka më të vështirë se të gjithë këta tjerë pasi ndeshjet e ardshme të tyre janë tepër të vështira duke e krahasuar me ato të Liverpoolit i cili ka kryer pothuajse me secilin klub të fortë. Arsenali në anën tjetër me fitore kundër Tottenhamit ka treguar se është një klub serioz teksa Chelsea pasi fillo mirë sezonin pas disa ndeshjeve katastrofale u fut në mesin e këtyre tre skuadrave.

Për mbijetesë

Fundi i tabelës së Premier Leagues ndoshta juve nuk ju ka rënë në sy por ne ju tregojmë se ai është shumë interesante. Diferenca ndërmjet pesë klubeve të fundit është vetëm dy pikë dhe askush nuk mund ta di se çfarë mund të ndodhë dhe kush do të rrëzohet nga liga në fund të këtij sezoni.

Në vendin e fundit është Wigani dhe Boltoni që kanë nga 20 pikë, para tyre janë Blackburn dhe QPR me nga 21 pikë teksa Wolves ka 22 pikë në vendin e 16. Ky fakt e tregon sesa interesant do të jetë dhe lufta për mbijetesë duke shikuar kualitetin e këtyre skuadrave.