
Barcelona dhe Real Madridi gjatë kësaj jave kanë qenë të pagabueshëm, por ndeshjet janë duke u mënjanuar nga Los Blancos të cilët nuk dijnë për ndonjë gabim.
Çdo javë mbesin edhe më pak ndeshje teksa gjasat e Barcelonës për të fituar titullin çdo javë e më shumë janë duke u zvogëluar. Real Madridi edhe pse nuk bëri ndonjë performancë për tu lavdëruar arriti që të shënojë fitore kundër Rayo Vallecanos, tre pikë që për ta ishin sikurse të fitonte titullin.
Edhe Barcelona pati probleme të njëjta me Atletico Madridin por Magjia e Lionel Messit del edhe një herë në skenë duke shënuar një gol magjik për t’i dhënë tre pikë skuadrës së tij e cila mban distancën prej 10 pikëve me Real Madridit.
Në anën tjetër një Ronaldo me një briliancë të lartë arriti që t’i sjellë të njëjtën gjë edhe Real Madridit i cili është pothuajse i pakapshëm. Jose Mourinho arriti që në këtë takim të bëj fitoren e 50 në La Liga teksa Ronaldo arriti shifrën e 123 golave të shënuara në fanellën e Real Madridit.
Pep Guardiola del hapur dhe mjaftë qartë pas ndeshjes duke thënë: “Unë nuk mendoj se ne do të fitojmë Ligën. Ne do të vazhdojmë të luftojmë, por unë nuk mendoj se mund të arrijmë Real Madridin. Ne do të bëjmë më të mirën dhe të përgatitemi sa më mirë për garat tjera.
Real Madridi arriti që të shënojë 21 fitore në 24 ndeshje në këtë sezon dhe Barcelona është 10 pikë prapa tyre edhe pse i mposhtën ata në El Classicon të zhvilluar në Santiago Bernabeu me rezultat 3-1.
Ndonjëherë, edhe më e mira nuk mjafton…