El Shaarawy: Kishim fat që Ibra nuk luajti kundër Juves

Sulmuesi i Milanit, Stephan El Shaarawy ka thënë se klubi i tij është shumë me fat që Zlatan Ibrahimovic nuk luajti në ndeshjen kundër Juventusit për shkak se do të dënohej me 10 ndeshje moslojë për shkak të protestës që do bënte gjatë golit të anuluar të Muntarit.

“Unë kurrë nuk e kam parë Gallianin me këtë fytyrë. Ai kur erdhi në dhomat e zhveshjes gjatë pjesës së parë ishte shumë nervoz”.

“Në fund të takimit me siguri që ai ishte edhe më i nervozuar. Nëse Ibrahimovic do të ishte në këtë takim, ai do të dënohej me 10 ndeshje moslojë”, tha El Shaarawy.