Ylli i Barcelonës, Cesc Fabregas, thotë se Lionel Messi dhe ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, e bëjnë La Ligën më të mirë. “Që të dy e ndihmojnë ligën të zhvillohet. Falë atyre të dyve, shumë njerëz dëshirojnë ta shohin lojën tonë, kjo është e mirëpritur. Ne kënaqemi me ta. Ata janë dy lojtarë të ndryshëm”.
“Ndonjëherë duket sikur nuk ka asgjë nga një ndeshje dhe pastaj del se ata e vendosin rezultatin. Ata kanë një dhunti të veçantë”, ka deklaruar Cesc Fabregas.