
Sir Alex Ferguson ju drejtohet dy legjendave të United, Ryan Giggs dhe Paul Scholes.
Duket se me shfaqjen e tyre në ndeshje me Norwich Cityn, Giggs dhe Scholes ja vërtetuan edhe një herë trajnerit të tyre se ata janë më të mirët që ka trajnuar ndonjëherë. “ Për Giggs çka të flasim 900 ndeshje me një skuadër kjo është diçka që kurrë askush nuk do ta arrijë, ndërsa Scholes kthehet nga pensionimi dhe shpallet lojtari i muajit, është i madh me të vërtet” përfundoj Fergi në konferencë për shtyp pas lojës, ku Giggs dhe Scholes shënuan golat për United, i cili po e ndjekë si hije Cityn në garë për titullin e 20- të rekord.