Gerrard: Dua të bëhem kapiten i Anglisë

Anëtari i Liverpoolit, Steven Gerrard, më gjithë dëshirë do të pranonte të bëhet kapiten i përfaqësueses së Anglisë.Kështu deklaroi për televizionin e fuqishëm anglez, BBC Sports.
“Së pari vendimi i kapitenit nuk është në mua. Në rend të parë kjo i takon selektorit, Stuart Pearce, sepse ai vendos kush do të jetë lideri i Anglisë, ndërsa unë me dëshirë të madhe do ta pranoja shiritin e kapitenit” tha 31 vjeçari Gerrard, i cili kishte mbetur i befasur me vendimit e Capellos, i cili javë më parë dha dorëheqje nga detyra e seletorit të Anglisë.Në mesjavë në Wembley, zhvillohet ndeshja kryesore dhe më interesante miqësore ku Anglia e pret Holandën, dhe ndoshta ëndrra e S.G. do të realizohet.