Higuain: Nuk jemi të qetë as me + 10

Gonzalo Higuain ka deklaruar se skuadra e Realit nuk mund të jetë aspak e qetë edhe pse ndodhet 10 pikë para Barcelonës.

”Ne ende nuk mund të jemi të qetë dhe tani duhet të punojm sa më shumë për të e fituar kampionatin”

Veq kësaj sulmuesi i rrezikshëm argjentinas foli edhe për takimin e Realit ndaj Vallecanos që zhvillohet të dielen me fillim nga ora 16:00 ku tha se

”Kjo do të jetë një lojë e vështirë kundër një ekipi që është duke luftuar,por që ka lojtarë të mirë”

”Për një ekip të sapo promovuar në ligë është mjaftë e mirë pozita e tyre.Por te ne gjërat shkojnë mirë dhe ne duan të vazhdojmë kështu”