Iniesta: Diferenca me Realin jo prej arbitrave

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, deklaroi se diferenca prej 10 pikësh me Realin e Madridit nuk ka ardhur nga vendimet e arbitrave. “Ne kemi lënë shumë pikë dhe kjo na ka kushtuar. Që ta fitosh kampionatin, duhet që të marrësh rezultate pozitive si brenda ashtu edhe jashtë fushe. Ne do të vazhdojmë që të luftojmë deri në fund, si dhe të jemi më të përqendruar që t’i arrijmë objektivat tona”.

Mesfushori foli edhe për të ardhmen e teknikut Pep Guardiola. “Bindja e të gjithëve ne, është që ai do ta rinovojë sërish kontratën. Ne e duam diçka të tillë”