Reina: Humbja nuk është opsion në finalen e Kupës së Ligës

Jose Pepe Reina ka deklaruar se humbja e Liverpoolit ndaj Cardiffit në finale të Kupës së Ligës (Carling Cup) nuk është opsion.

”Ne jemi në finale që duam ta fitojmë dhe Wembley do jetë misioni i ditës së dielë”

”Gjashtë vjetë pa titull është shumë për një klub si Liverpooli dhe ne nuk mund të dështojmë në këtë finale”

”Ne nuk duam humbjen dhe kjo nuk paraqetë opsion në finale”,tha Reina para takimit që zhvillohet të dielen me fillim nga ora 17:00