Simeone: Gjeniu Messi na mori një pikë – Gjyqtari ishte në nivel

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka refuzuar të gykojë gjyqtarin e takimit për humbjen kundër Barcelonës duke thënë se gjeniu Messi e la klubin e tij pa asnjë pikë nga ky takim.

“Rezultati është çdo herë i drejtë. Ne tentuam të luajmë një ndeshje në mënyrë specifike me pak hapësira. Ne kemi mundur të fitojmë por Gjeniu Messi na la neve pa asgjë”.“Gjyqtari bëri mirë, edhe pse kishte disa gabime”, tha Simeone.