
Real Madridi nuk është duke lënë vend për ndonjë gabim pasi sot ka shënuar fitore edhe pse minimale por tepër të rëndësishme kundër Rayo Vallecanos.
Pjesa e parë ishte e balancuar me vendasit që patën një rast shumë të mirë për shënim por goditjen e një lojtari të Rayo e ndali shtylla. Ky ishte rasti i vetëm që vlen të përmendet në këtë takim pasi nuk kishte ndonjë gjë tjetër interesante.
Edhe pjesa e dytë ishte e njëjtë mirëpo në minutën e 54 erdhi dhe momenti i takimit. Pas një korneri Ronaldo shënon një gol shumë të bukur me finte për të kaluar Real Madridin në epërsi.
Deri në fund Reali ishte duke vuajtur shumë pasi nuk arrinte të shënonte edhe golin e dytë pasi vendasit padyshim në këtë takim ishin duke treguar një lojë perfekte.