Gjyshi i Messit: Kam një nip po aq të talentuar sa Messi!


Talentet e futbollit kanë pushtuar familjen e Messi-t. Mesa duket gjyshi i Messit ka një nip po aq të talentuar sa Messi por që luan si organizator.

Sipas gjyshit të argjentinasit, Antonio Cuchitini, 13 vjeçari Bruno Biancucchi që luan për një klub të rinjsh në Rosario, ka të gjitha mundësitë për tu bërë po aq i mirë sa kushuriri i tij Leo Messi.

” Kam një nip tjetër, nga vajza ime tjetër, e cila ka edhe 2 fëmijë të tjerë që luajnë në Paraguaji. Por djali 13 vjeçar i saj është më i talentuar dhe luan si Messi,” Antonio Cuchitini tha për Radio Mitre.

” Nipërit e mi që luajnë në Paraguaji janë shumë të talentuar. Unë i dua të 3 ata dhe dua që të kenë sukses. ”

Por nipi më i vogël, 13 vjeçari Bruno Biancucchi nuk do të ndjekë hapat e Messit duke lënë vendlindjen që në këto moshë të re si Messi që iku në Spanjë që në moshën 11 vjeç.

“Ai ka frikë të largohet për në Europë, pasi është shumë i lidhur me mamanë e tij.” – mbaroi Cuchitini.