Milito mbështet Ranierin: Jemi të gjithë me ty


Sulmuesi i skuadrës së Interit Milito ka komentua rlotët e nxjerrë nga trajneri Ranieri pas ndeshjes me Chievon ku skuadra e tij ka fituar në rezultatin 2-0. Ai është shprehur se e kuptonte situatën në të cilën ishte ndodhur trajneri ndërsa ka ofruar mbështetejen e tij.

"Sinqerisht unë nuk kam vërejtur asgjë - ka thënë numri 22 i Interit - por është e qartë se ai po vuante si ne në këtë moment të vështirë unë isha i befasuar, por ne jemi të gjithë së bashku dhe jemi të lumtur me të".