Ranieri: Moratti dhe une shkojme shume mire !

Trajneri i Inter-it ka deklaruar se ka patur dhe ka mbeshtetjen e presidenit te klubit,dhe gjithashtu deklaroi se ai ndjehet i lumtur qe ekipi i tij iu rikthye fitoreve.

Dy gola te shpejte te Samuel dhe Diego Milito ne minutat e fundit te lojes i dhane fitoren Inter-it duke mbyllur ate seri te keqe humbjesh.Pas ndeshjes Ranieri tha:” Massimo Moratti u kenaq me lojen tone dhe na pergezoi ” tha Ranieri per Sky Sport Italia.” Presidenit gjithmone me ka ndihmuar dhe une kam nje raport shume te mire me te! ”

Sa per ndeshjen e te premtes, Ranieri tha : Ne luajtem shume mire dhe e merituam fitoren . Tani synimi jone eshte te arrijme ne cerek-finale te Champions League.”