Terry dhe Drogba flasin për Mourinhon


Dy lojtarët e Chelseat, kapiteni John Terry dhe Didier Drogba, kanë nxitur spekulimet për rikthimin e tranjerit të Real Madrid në Stamford Bridge për të dytën herë

Vetë portugezi, për mediat spanjolle, tha se ai nuk do rikthehet në Chelsea, dhe mund të zgjasë kontratën e tij aktuale, sepse dëshiron të jetë pjesë e historisë së klubit, por megjithatë ai vazhdon të kryesojë listën e tranjerëve që mund të zëvendësojnë të larguarin, Andre Villas Boas

Pas Villas Boas, në krye të skuadrës së Chelseat, u vu, Roberto di Matteo, për të cilin John Terry, thurri elozhe për të, dhe mënyrën se si ai po drejton

Duke folur, për Mourinhon, Terry, tha: “Ai është një tranjer, fantastik, shumë i mirë”. “Por natyrisht, edhe Robbie [Di Matteo] po bën një punë të shkëlqyer. Qëllimi i tij është një vend në Ligën e Kampionëve”

Ndërsa Drogba, i cili sot feson 34 vjetorin e lindjes, tha ”Po, do të ishte e mahnitshme, që ai [Mourinho] të rikthehet”