
Tirana ngjitet sërish në krye pas fitorës me skuadrën e Pogradecit me rezultatin 2-1. Djemtë e Hulian Rubio Sançez luajtën në fushën asnjanëse të Elbasanit. Goli i parë për skuadrën e Tiranës është shënuar nga Florent Aziri në minutën e 18-të ndërsa Eminhazer ka arritur të barazojë rezultatin nga një goditje dënimi në minutën e 54 duke mposhtur portierin Ilion Lika.
Lojtarët e Tiranës nuk do të kënaqen me këtë rezultat duke çuar në avantazh skuadrën me golin e Dushkut në minutën e 87. Në ndeshjet e tjera Fitore kanë regjistruar edhe Laçi dhe Kamza. Kurbinasit mposhtën 1-0 Apoloninë, me golin e shënuar nga Nimani në të 36-tën, ndërsa 1-0 fitoi edhe Kamza me Bylisin, ku vendosi rrjeta e Micit në të 60-ën.
Tashmë Tirana kryeson kampionatin, Skënderbeu është i dyti, ndërsa Teuta ka mbetur në vend të tretë me 33 pikë.