Shqipëria përparon pesë pozita



79. Shqipëria 451Kombëtarja shqiptare ka përparuar për pesë pozita, në renditjen më të re të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA).
Kuqezinjtë e Gianni De Biasit, pas dy fitoreve të shpejta ndaj Katarit e Iranit, u ngritën në pozitën e 79-të, në renditjen e muajit maj, pas asaj të 84-t, në të cilën gjendeshin në renditjen paraprake.
Në renditjen e përgjithshme, kampioni botëror dhe evropian vazhdon ta ruajë primatin, ndërsa tash ndiqet nga fituesi i fundit i Copa America, Uruguai, i cili e kaloi Gjermaninë, që tash është e treta.
Nënkampioni botëror, Holanda e ruajti vendin e katërt, kurse Anglia dhe Argjentina bënë përparime. Italia vazhdon të mbetet jashtë Top 10, i cili mbyllet me Portugalinë.
Renditja e FIFA-s
1. Spanja 1456 pikë
2. Uruguai 1292
3. Gjermania 1288
4. Holanda 1234
5. Brazili 1155
6. Anglia 1145
7. Argjentina 1137
8. Kroacia 1053
9. Danimarka 1019
10. Portugalia 996
——————-
79. Shqipëria 451