De Rossi me tatuazh “kërcënues” në këmbë (Foto)


Tatuazhet janë pasion i shumë njerëzve. Secili dëshiron që tatuazhi i vet të ketë një simbolik apo domethënie të veçantë. Shpesh janë figura të çuditshme, por shpesh edhe fjalë ose shprehje të veçanta. I tillë është edhe tatuazhi që ka zgjedhur të bëjë në këmbën e tij të artë futbollisti De Rossi.
Si për të tërhequr vëmendjen e fotografëve në stërvitjen e nacionales në Poloni, Daniele De Rossi vinte me një tatuazh mjaftë të veçantë në këmbën e tij të djathtë. Tatuazhi ishte një trekëndësh i verdhë dhe brenda tij dy meshkuj, njëri gjuante topin ndërsa tjetri, si një pengesë para tij duket se i thoshte: “Kujdes këtu nuk mund të kalohet”. Një tatuazh i zgjedhur nga De Rossi në një formë ironie, apo simbol për të paralajmëruar kundërshtarin se me ta nuk bëhet shaka.