“Euro 2012″, adios vuvuzela!

Padyshim që kampionati botëror “Afrika e Jugut 2010″ do të mbahet mend gjatë jo vetëm për futbollin por edhe për tingullin karakteristik të vuvuzelës, bririt plastik që përdorej nga tifozët afrikanë brenda dhe jashtë stadiumeve. Por ndërsa ndikonte pozitivisht për atmosferën sportive, ky bri me tingullin e tij të mprehtë dhe shumë të fortë u kthye për lojtarët në një shqetësim serioz. Kështu që UEFA të marrë vendim të prerë dhe të ndalojë përdorimin e tyre nëpër stadiumet ku do të luhen ndeshjet e “Euro 2012″, në Poloni e Ukrainë. Gjtihashtu sipas një rregullore të nxjerrë së fundmi, bashkë me vuvuzelat është ndaluar edhe përdorimi i trumbetës, pastaj edhe i disa gjërave të domosdoshme në raste të caktuara, si ombrella apo çantat e shpinës.
Kjo ndalesë vlen për të gjitha stadiumet si në Poloni ashtu dhe në Ukrainë ndërsa tifozëve u kujtohet se ata duhet t`i lënë në dhomën e hotelit para se të nisen në stadium.