Hulk bën shtytje për Chelsean


Ylli i Portos, Hulk, është duke bërë të pamundurën që të sigurojë kalimin e tij te Chelsea.
Daily Mail shkruan se braziliani është që një kohë të gjatë në radarin e Bluve dhe pas konkretizimit të interesimit të londinezëve, është vet braziliani ai që po kërkon finalizimin e transferimit.
Problemi qëndron në atë se Chelsea ofron 38 milionë funte, kurse klauzola e lojtarit është 80 milionë funte.