Po me Hart ç'pate? (VIDEO)

Suedia e Zlatan Ibrahimoviç i dha lamtumirën Euro 2012 pas humbjes 2-3 ndaj Anglisë. Edhe pse ishin në avantazh të dygolave, nordikët nuk mundën ta ruanin rezultatin duke i detyruar të bëjnë gati valixhet.

Por ajo që ra më shumë në sy gjatë kësaj sfide, përveç 5golave ishte ajo çka Ibrahimoviç i tha portierit të Anglisë, Joe hart pas shënimit të golit të dy të Mellberg.

Sipas mediave ndërkombëtare sulmuesi suedezo-boshnjak e ka sharë portierin e "Tre Luanëve" por vetë Ibra e ka zbutur disi duke theksuar se nuk ishte asgjë e rëndësishme.

"Nuk ishte asgjë e rëndësishme, thjesht një moment i lojës", deklaroi Ibrahimoviç.