Prezantohet Didier Drogba

Ish sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba është zyrtarisht futbollist i ri i skuadrës kineze Shanghai Shenhua. Sulmuesi i Bregut të Fildishtë ka refuzuar skuadra të njohura për të pranuar ofertën e skuadrës kineze e cila do ti ofrojë kontratë për 2 vite e gjysmë ku do të përfitoj hiq më pak se 200 mijë funta në javë.
Drogba do të bashkohet në skuadrës kineze me ish bashkëlojtarin e tij tek Chelsea, francezin Nicholas Anelka. Drogba me 25 korrik ka rastin të luajë ndaj skuadrës Manchester United, pasi që skuadra e re Shanghai Shenhua do të zhvillojë miqësore me United me këtë datë.