Portieri i Spanjës, Pepe Reina, mendon se Fernando Torres do të shkëlqejë në Euro 2012, duke zbuluar se sulmuesi po duket shumë në formë në stërvitje.“Mund të jetë kampionati i tij. Ai ka luajtur në nivel të lartë në stërvitje dhe është i ndezur”.
“Gjithmonë kam pasur respekt të madh për Italinë. Ata kanë kualitet në mesfushë me Andrea Pirlon, si lojtar esencial për kombëtaren italiane. E gjithë loja e tyre shkon nëpërmjet tij”, ka theksuar Reina.